Botë

Forcat ruse po e sulmojnë vazhdimisht fabrikën e çelikut në Mariupol

Descriptive Text

Autoritetet e Ukrainës kanë njoftuar se forcat ruse po e sulmojnë vazhdimisht fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, ku janë duke rezistuar trupat e fundit ukrainase në qytetin e rrethuar tashmë, raporton CNN.

“Pashkët Ortodokse 2022. Por, momentalisht Federata Ruse po e sulmon vazhdimisht fabrikën Azovastal në Mariupol. Vendi ku civilët dhe ushtarët tanë janë vendosur pas bombardimeve të rënda nga ajri. Forcat ruse po vazhdojnë sulmet. Kush ka dhënë urdhër të mos bëjë këtë?” – ka shkruar Mykhailo Podolyak, këshilltar i presidentit të Ukrainës.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, më herët këtë javë ka thënë se forcat ruse kanë arritur “çlirimin” e Mariupolit, por urdhëroi trupat e tij të mos e sulmojnë fabrikën, siç kanë njoftuar autoritetet ruse.