Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia: Trupat e gjetur në “Azovstal” do t’i dorëzohen Ukrainës

Rusia ka thënë se trupat e gjetur “brenda një njësie ftohëse” në tunele nën fabrikën e çelikut “Azovstal” në Mariupol, do t’i dorëzohen Ukrainës.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se trupat e ushtrisë ruse gjetën “152 trupa të militantëve të vdekur dhe ushtarakë të forcave të armatosura të Ukrainës” në fabrikën e çelikut, duke shtuar se katër mina u gjetën poshtë trupave, ka shkruar BBC-ja të martën.

Forcat ruse morën kontrollin e qytetit port në prill, por mijëra mbrojtës ukrainas mbetën në fabrikën e çelikut.

Ata u dorëzuan në fillim të këtij muaji dhe u dërguan në territorin e pushtuar nga Rusia, ku janë duke qëndruar. Rusia ka bërë me dije se ata do të dalin në gjyq.

Artikuj të ngjashëm