Trupat e 541 ushtarëve ukrainas janë gjetur nga Ukraina, ka thënë një zyrtar ukrainas.
Në një postim në Facebook nga Qendra për Komunikime Strategjike dhe Siguri të Informacionit të vendit, u tha se “mbrojtësit” u kthyen nga forcat ruse pasi Kryqi i Kuq organizoi komunikime me ta.
“Negociatat me agresorin janë të vështira, por tashmë kemi arritur t’i kthejmë 541 mbrojtës të vdekur”, tha komisioneri për personat e zhdukur në rrethana të veçanta, Oleg Kotenko, shkruan Sky News.
Prej tyre, ai tha “428 trupa u dorëzuan nga Mariupoli, nga të cilët mbi300 janë mbrojtës të Azovstalit”, ka thënë ai.
Fabrika e çelikut Azovstal u bë pikë kyçe në luftë dhe konsiderohej bastioni i fundit në Mariupol përpara se të binte nën kontrollin rus.
"Ne i kthejmë të vdekurit nga drejtimet Donetsk, Zaporizhzhia, Kherson, Kharkiv, Luhansk - nga kudo," shtoi Kotenko.
-
Ukraina ia dorëzoi Rusisë 541 ushtarë të vrarë
-
Ukraina pranon nga Rusia 1,245 trupa të ushtarëve të vrarë në luftë
-
Ukraina sjell në atdhe trupat e 1,212 ushtarëve të rënë në luftën me Rusinë
-
Rusia pretendon se Ukraina ka vrarë 40 të burgosur ukrainas në Mariupol
-
Kryhet shkëmbimi më i madh i robërve mes Ukrainës e Rusisë