Botë

Kryhet shkëmbimi më i madh i robërve mes Ukrainës e Rusisë

Ukraina ka mirëpritur lirimin e 144 ushtarëve pas shkëmbimit më të madh deri më tash me të burgosur rusë, qëkur nisi lufta me Rusinë, shkruan BBC-ja të enjten.

Shkëmbimi përfshin 95 ushtarë që i mbronin punëtorët e fabrikës së çelikut në Mariupol, Azovstal, bëri të ditur inteligjenca britanike ukrainase.

Shumica e ushtarëve ukrainas mbetën me lëndime të rënda trupore, si gjymtime, djegie e kocka të thyera nga luftimet e ashpra në Mariupol. Rusia nuk dha ndonjë koment pas shkëmbimit, ndërsa kreu i Donetskut në Ukrainën lindore tha se ai e kishte mundësuar lirimin e ushtarëve.

Mijëra ushtarë ukrainas e civilë, u strehuan në zemër të Mariupolit gjatë majit, për t'iu ikur sulmeve të fuqishme ruse, që po përpiqeshin ta merrnin nën kontroll zonën.

Rreth 6 mijë ukrainas e 4 mijë rusë u regjistruan të vrarë në këto luftime.

Image