Ukraina dhe Rusia kanë shkëmbyer nga 185 pjesëtarë të forcave të tyre në raundin e fundit të shkëmbimit të të burgosurve të luftës, kanë bërë të ditur zyrtarë nga të dy vendet.
Sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, shumica e 185 ukrainasve të kthyer kanë qenë në robëri ruse që nga viti 2022, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës njoftoi se personi më i moshuar i kthyer në këtë shkëmbim është 62 vjeç.
Ky shkëmbim është i dyti në kuadër të një marrëveshjeje mes dy vendeve për lirimin e gjithsej 1.000 të burgosurve të luftës nga secila palë, si pjesë e një armëpushimi treditor të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara në fillim të majit.
Në procesin e ndërmjetësimit kanë marrë pjesë edhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat kanë ndihmuar edhe në shkëmbimet e mëparshme, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Rusisë përmes Telegramit.
VIDEO:
Home 🇺🇦🇺🇦🇺🇦
Вдома 🇺🇦🇺🇦🇺🇦 pic.twitter.com/l8NFsECZMK
-
Vazhdon shkëmbimi i të burgosurve ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës
-
Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë të burgosurit e sëmurë dhe të plagosur
-
Ukraina dhe Rusia përfundojnë bisedimet në Abu Dhabi me marrëveshje për të burgosurit
-
Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë më shumë trupa të ushtarëve të vrarë
-
Rusia dhe Ukraina kryejnë shkëmbim trupash