Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina ia dorëzoi Rusisë 541 ushtarë të vrarë

Komisioneri ukrainas për personat e zhdukur në rrethana të veçanta, Oleg Kotenko, deklaroi se qëkur nisi pushtimi rus, arritën t'i kthenin Rusisë trupat e 541 personave të vrarë, raportoi BBC-ja të shtunën.

Sipas njoftimit, kjo u bë e mundur me ndërmjetësimin e Kryqit të Kuq, pas komunikimeve që Kryqi pati me autoritetet ruse.

“Negociatat me agresorin janë të vështirë, por tashmë kemi arritur t'i kthejmë 541 ushtarë të vdekur. 428 trupa janë sjell nga Mariupoli, nga të cilët më shumë se 300 janë ushtarë të Azovstalit”, deklaroi Kotenko. Ukraina, sipas dakordimit, do t'ia dorëzojë Rusisë trupat e vdekur, e pastaj rusët do ta bëjnë të njëjtën gjë me ushtarët e vrarë ukrainas.

“Për shkak të humbjeve të mëdha të personelit, rusët nuk mund t'i përballojnë të vrarët e tyre”, shtoi ai, duke bërë me dije se Rusia nuk është gjithmonë “pro” të shkojë në zonë të luftës.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës vlerëson se Rusisë i janë vrarë 46.500 trupa.