Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia lëshon raketa pas armëpushimit në Azovstal të Mariupolit

Fabrika e çelikut në Azovstal

Rusia ka nisur një sulm me raketa ndaj fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol pas armëpushimit dyditor, i cili përfundoi të martën pavarësisht evakuimit të ndërmjetësuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Kapiteni i Regjimentit Azov të Ukrainës, Sviatoslav Palamar, ka thënë se Rusia goditi këtë fabrikë gjatë natës dhe hodhi bomba nga avionët.

Reuters ka raportuar për breshëri raketash të lëshuara drejt Azovstalin, raportoi të martën Reuters.

"Në këtë moment, një sulm i fuqishëm në territorin e fabrikës Azovstal është duke u zhvilluar me mbështetjen e mjeteve të blinduara, tankeve, përpjekjeve për të zbritur në varka dhe një numri të madh këmbësorie”, ka thënë Palamar.

Duke mos dhënë prova, ai ka pretenduar se nga ky sulm janë vrarë dy civilë dhe 10 të tjerë mbetën të plagosur.

Edhe Rusia rifillon bombardimet mbi Azovstal pas largimit të dhjetëra civilëve Botë Rusia rifillon bombardimet mbi Azovstal pas largimit të dhjetëra civilëve

Ministria ruse e mbrojtjes ka thënë se forcat ukrainase kanë përdorur armëpushimin në Azovstal për të vendosur pozicione të reja zjarri dhe se forcat e mbështetura nga Rusia tani po fillojnë t'i shkatërrojnë ato pozicione.

Luftimet në Azovstal pasuan një armëpushim rreth kompleksit që lejoi disa grupe civilësh të shpëtojnë nga streha e fundit e luftëtarëve ukrainas të Mariupolit gjatë ditëve të fundit.