Një varg bombardimesh janë regjistruar të mërkurën në fabrikën e çelikut në Azovstal të Mariupolit. Mediumi bjellorus “Nexta” i ka publikuar filmimet e sulmit, derisa edhe gjatë ditës së mërkurë ka vazhduar evakuimi i civilëve.
Sipas raportimit të BBC-së, të paktën 500 persona të lënduar gjenden brenda fabrikës, ndërsa gjendja e tyre është kritike. Spitali në afërsi të Azovstalit thuhet të jetë qëlluar gjithashtu.
Javëve të fundit, Azvostali ishte shndërruar në një qendër të madhe luftimesh, ku trupa ushtarake ukrainase, ishin futur brenda saj për t’i zmbrapsur rusët.
Publikohen pamjet e bombardimeve të fabrikës Azovstal në MariupolPublikohen pamjet e bombardimeve të fabrikës Azovstal në Mariupol DETAJE: https://www.koha.net/r323785
Posted by Koha.net on Wednesday, May 4, 2022
Artikuj të ngjashëm
-
Rusia ka rinisur bombardimet në fabrikën në Mariupol
-
Brenda Azovstalit të shkatërruar e të pushtuar
-
Ukraina e shpall të përfunduar “misionin luftarak” në Mariupol
-
Rusia vazhdon sulmet në përpjekje për ta marrë nën kontroll “Azovstalin”
-
Të paktën 100 civilë janë ende brenda fabrikës së çelikut “Azovstal”