Botë

Të paktën 100 civilë janë ende brenda fabrikës së çelikut “Azovstal”

Forcat ruse po vazhdojnë përpjekjet për të shkatërruar infrastrukturën e fabrikës “Azovstal” në Mariupol, ku janë strehuar mbrojtësit e fundit të qytetit.

Një ndihmës i kryebashkiakut të Mariupolit tha se të paktën 100 civilë mbeten në fabrikën e çelikut, përveç ushtrisë, në një njoftim të martën në aplikacionin e mesazheve në Telegram.

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës tha se trupat ruse po kryejnë "operacione stuhie", duke sulmuar me ndihmën e zjarrit të tankeve dhe artilerisë.