Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, do të takohet të enjten me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, raportoi CNN-i të mërkurën.
Zëdhënësi i OKB-së, Farhan Haq, ka thënë se Guterresi ka udhëtuar të mërkurën nga Polonia për në Ukrainë dhe tashmë ka arritur në Kiev, ku pos me Zelenskyn, do të takohet edhe me ministrin e Jashtëm, Dmytro Kuleba, të enjten.
“Presim që ai t’u drejtohet edhe mediave pas takimit”, ka thënë Haq, duke aluduar në Guterres.
Haq nuk ka bërë të ditur se në çfarë kohe do të takohen Guterresi dhe Zelensky.
Sekretari i Përgjithshëm është pritur të martën mbrëma nga presidenti polak, Andrzej Duda.
“Sekretari ka shprehur vlerësimin e tij më të thellë për presidentin dhe zemërgjerësinë e qytetarëve polakë për mënyrën se ai ata ua hapën dyert dhe zemrat pothuajse miliona refugjatëve ukrainas”, është shprehur Haq.
Edhe
Shefi i OKB-së të enjten takohet me Zelenskyn dhe Erdoganin
Guterres ka qëndruar të martën në Moskë, ku është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin.
Ai ka kërkuar gjatë takimit ndaljen e luftës në Ukrainë.