Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të enjten në Lviv ka pritur në takim presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ndërsa më pas është takuar edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, raporton agjencia AP.
Erdogan gjendet për herë të parë në Ukrainë që kur nisi pushtimi rus më 24 shkurt. Presidenti turk po shikon për të gjetur mënyra për të zgjedhur eksportin e grurit nga Ukraina për në pjesët tjera të botës.
Më herët këtë muaj Erdogan është takuar edhe me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për të biseduar për çështjen e njëjtë.
Erdogan ka pasur takim njëorësh me Zelenskyn, ndërsa më pas të dy janë takuar edhe me Guterresin.
Artikuj të ngjashëm
-
Shefi i OKB-së të enjten takohet me Zelenskyn dhe Erdoganin
-
Zelensky flet për riaktivizim të procesit diplomatik për fundin e luftës në Ukrainë
-
Delegacioni ukrainas takohet me Erdoganin para bisedimeve me Rusinë
-
Zelensky mbërrin në Tiranë
-
Zelensky: Do ta pres Putinin, nëse s’vjen ai s’e dëshiron fundin e luftës