Vendosja e trupave të Gardës Kombëtare dhe Marinsave në Los Angeles do të kushtojë të paktën 134 milionë dollarë dhe do të zgjasë të paktën 60 ditët e ardhshme, u kanë thënë të martën ligjvënësve Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth dhe një zyrtar i lartë i mbrojtjes.
"Ne deklaruam shumë publikisht se janë 60 ditë sepse duam të sigurohemi që ata protestues, plaçkitës dhe banditë nga ana tjetër që sulmojnë oficerët tanë të policisë, të dinë se nuk do të shkojmë askund”, u ka thënë Hegseth anëtarëve të një komisioni të Dhomës së Përfaqësuesve.
Pas pyetjeve të vazhdueshme nga anëtarët e Kongresit, Hegseth ia ka dhënë fjalën zyrtares Bryn Woollacott MacDonnell, e cila ka dhënë totalin dhe ka thënë se kjo "është kryesisht vetëm kostoja e udhëtimit, strehimit dhe ushqimit".
Ajo ka thënë se paratë do të vijnë nga llogaritë e operacioneve dhe mirëmbajtjes.
-
Trump: Los Angelesi do të digjej pa vendosjen e trupave
-
Trumpi dërgon mijëra trupa shtesë në Los Angeles, kryebashkiaku thotë se qyteti po përdoret si “eksperiment”
-
Rreth 700 marinsa zbarkojnë në Los Angeles për t’iu përgjigjur protestave
-
Garda Kombëtare pritet të mbërrijë në Los Angeles brenda 24 orësh
-
Hegseth: Lufta me Iranin ka kushtuar deri më tash rreth 37.5 miliardë dollarë