Pentagoni ka dërguar 700 marinsa në Los Angeles për t’i ndihmuar anëtarët e Gardës Kombëtare për t’iu përgjigjur protestave të imigracionit.
Marinsat vijnë nga bazat e tyre “Twentynine Palms” në shkretëtirën e Kalifornisë Jugore.
Komanda Veriore e SHBA-sës ka njoftuar për zbarkimin, raporton agjencia “AP”.
E presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka sinjalizuar se do ta mbështeste arrestimin e guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Newsom, për trajtimin e tij të protestave të imigracionit në Los Angeles që shpërthyen gjatë fundjavës.
“Gavinit i pëlqen publiciteti, por mendoj se do të ishte një gjë e shkëlqyer. Ai ka bërë një punë të tmerrshme”, ka thënë Trump për gazetarët, pasi cari i tij kufitar, Tom Homan, paralajmëroi se zyrtarë publikë do të arrestohen nëse pengojnë zbatimin federal të imigracionit. Newsom iu përgjigj Homanit me “le ta mbarojmë këtë punë, djalosh i fortë”.
Homan më vonë tha se nuk kishte asnjë diskutim për arrestimin e Newsomit, por përsëriti se askush nuk është mbi ligjin.