SHBA-ja do të ofrojë një pako të re të ndihmës ushtarake për Ukrainën, vlera e të cilës do ta kapë vlerën e 775 milionë dollarëve, është njoftuar nga Pentagoni, raporton agjencia AP.
Në pakon e re do të ketë sisteme raketore dhe po ashtu “howitzera”, është thënë nga Pentagoni.
“Ne duam të sigurohemi që Ukraina të ketë mjaftueshëm armatim për të mbuluar nevojat dhe këtë po e bëjmë me këtë pako”, ka thënë një zyrtar iu lartë i Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së për agjencinë AFP.
Ai po ashtu ka thënë se forcat ruse po tregojnë mungesë përparimi në terren në Ukrainë.
SHBA-ja rregullisht i ka ofruar ndihmë ushtarake dhe financiare Ukrainës që kur nisi pushtimi rus më 24 shkurt.
Artikuj të ngjashëm
-
SHBA-ja po dërgon ndihmë ushtarake prej 425 milionë dollarësh në Ukrainë
-
SHBA-ja do të dërgojë armatim në Ukrainë në vlerë 300 milionë dollarëshe
-
SHBA-ja do t’i dërgojë Ukrainës armatim në vlerë 250 milionë dollarë
-
SHBA-ja jep 725 milionë dollarë ndihmë të re ushtarake për Ukrainën
-
SHBA-ja ofron ndihmë të re me pajisje ushtarake për Ukrainën në vlerë 550 milionë dollarë