Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja ofron ndihmë të re me pajisje ushtarake për Ukrainën në vlerë 550 milionë dollarë

SHBA-ja ka ofruar një pako të re të ndihmës për Ukrainën në vlerë 550 milionë dollarë.

Kjo pako do të jetë ndihmë për sigurinë, ndërsa në to do të përfshihen sisteme raketore Himars, e po ashtu sisteme të artilerisë, raporton agjencia AP.

Zëdhënësi i Këshillit për Siguri Nacionale, John Kirby, ka njoftuar se Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka biseduar me homologët nga Ukraina për të njoftuar ata për ndihmën e re.

“Do të jetë hera e 17-të që administrata Biden ka autorizuar pako ndihmëse për siguri. Kjo çon shifrën në 8 miliardë dollarë në ndihmë materiale dhe për siguri për Ukrainën që kur ka nisur pushtimi në fund të shkurtit”, ka thënë Kirby.