Pentagoni ka njoftuar se po dërgon ndihmë ushtarake shtesë prej 425 milionë dollarësh në Ukrainë, ndërsa Kievi përgatitet të përballet me forcat ruse të përforcuara nga mbi 10,000 trupa të Koresë së Veriut.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka thënë se më shumë ndihma do të shkojnë së shpejti. Kjo pako e ndihmës përfshin armë që do të merren nga rezervat ekzistuese të SHBA-së, raportoi AP.
Qytetet lindore të Ukrainës vazhdojnë të përballen me sulme raketore ruse. Një sulm të enjten goditi një kompleks apartamentesh duke vrarë tre persona dhe la dhjetëra të tjerë të lënduar.
Pakoja e ndihmës e lajmëruar të premten nga Pentagoni e sjell totalin e ndihmës ushtarake të SHBA-së në Ukrainë në 60.4 miliardë dollarë.
-
SHBA-ja ndan edhe 400 milionë dollarë për Ukrainën
-
Ukraina do të kërkojë 20 miliardë dollarë shtesë nga aleatët për luftën kundër Rusisë
-
SHBA-ja ndalon disa dërgesa armësh për Ukrainën
-
Britania e Madhe vazhdon mbështetjen ushtarake për Ukrainën
-
Suedia do të ndajë 1,59 miliard dollarë ndihmë për Ukrainën