Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja do t’i dërgojë Ukrainës armatim në vlerë 250 milionë dollarë

SHBA-ja ka njoftuar se do t’i dërgojë Ukrainës armatim shtesë në vlerë 250 milionë dollarë si pjesë e përkrahjes për kundërofenzivën e Kievit, raporton agjencia AP.

Armatimi do të merret nga depot ekzistuese të SHBA-së dhe do të përfshijë pajisje për largimin e minave, artileri dhe po ashtu raketa. Po ashtu do të ketë edhe ambulanca e pajisje mjekësore, raporton Departamenti i Shtetit.

“Pako do t’i ndihmojë forcat ukrainase në fushëbetejë dhe do të përkrahë mbrojtjen e saj ajrore ndërsa Rusia po vazhdon të lansojë sulme brutale kundër qytetarëve ukrainas”, ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.