Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dërgojë një pako të re me armatim për Ukrainën në vlerë 300 milionë dollarëve. Në këtë pako do të përfshihen municion, raketa dhe raketa kundër aeroplanëve, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë, raporton “BBC”.
Njoftimi befasues vjen në një kohë kur në Kongres po luftohet një projektligj për të dërguar ndihmë tjetër me armë në Ukrainë.
Dërgesa e re e SHBA-së, e para pas afro tre muajve, ka për synim që të ndihmojë Ukrainën të mos humb terren në luftë me Rusinë.
Këshilltari për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, ka thënë se “ndihma nuk është as për së afërmi ajo që i duhet Ukrainës në fushëbetejë”.
“Municioni do të ndihmojë armët e Ukrainës që të shkrepin për një periudhë, por vetëm për një periudhë të shkurtër”, ka thënë Sullivan. “Nuk do të parandalojë që Ukraina të mbetet pa armatim”.
Edhe
SHBA-ja përgatit paketë të ndihmave ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 400 milionë dollarësh
Shtëpia e Bardhë ka apeluar në Kongres me muaj që të kalojë një pako që do të dërgonte ndihma në Ukrainë, si dhe Izrael e Tajvan.
Pako e ndihmës në vlerë 60 miliardë dollarë ka kaluar në Senat, por duhet të votohet edhe në Dhomën e Përfaqësuesve.