Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke përgatitur një pako të ndihmave me municione në vlerë prej 400 milionë dollarësh për Ukrainën.
Ndihma do të jetë e para e këtij lloji për këtë vit, kanë thënë për Reuters zyrtarët amerikanë.
Një nga zyrtarët ka thënë se financimi do të jetë nga kreditë e rimbursuara në Pentagon për blerjet e fundit.
Amerika nuk ka dërguar ndihmë ushtarake në Ukrainë për muaj të tërë, pasi republikanët në Shtëpinë e Përfaqësuesve kanë bllokuar një projektligj dypartiak të Senatit, i cili do të mundësonte ndarje të ndihmave për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin në vlerë prej 95 milionë dollarësh.
Artikuj të ngjashëm
-
Pentagoni gati t’i dërgojë edhe 1 miliard dollarë ndihmë në Ukrainë
-
SHBA-ja do të dërgojë armatim në Ukrainë në vlerë 300 milionë dollarëshe
-
SHBA-ja planifikon t’i japë armë shtesë Ukrainës në vlerë prej 500 milionë dollarësh
-
SHBA-ja do ta shpallë pakon finale të ndihmës për blerje të armëve për Ukrainën
-
SHBA-ja ndan 725 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën