Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 400 milionë dollarë shtesë në municion dhe gjeneratorë në Ukrainë, njoftoi Shtëpia e Bardhë të mërkurën.
SHBA-ja po ashtu ka bërë të ditur se po tërheq pajisjet nga rezervat e veta për të ofruar mbështetjen për Kievin sa më shpejt që të jetë e mundur, ndërsa Rusia vazhdon të synojë burimet e energjisë të Ukrainës, raportoi Associated Press të mërkurën.
Përfshirë ndihmën e fundit, SHBA-ja ka dhënë më shumë se 19 miliardë dollarë në armë dhe pajisje të tjera për Ukrainën që nga nisja e sulmeve ruse, më 24 shkurt të këtij viti.
Paketa e fundit përfshin 200 gjeneratorë, një sasi të pazbuluar të fishekëve shtesë si për sistemet e avancuara të mbrojtjes ajrore NASAMS ashtu edhe për sistemet e artilerisë HIMARS që SHBA-ja ka dërguar në Ukrainë, 150 mitralozë të rëndë me pamje termike për të rrëzuar dronë, 10,000 fishekë mortajash 120 mm dhe 20 milionë fishekë municionesh të armëve të vogla, ndër të tjera, bëri të ditur Pentagoni.
-
SHBA-ja do t’i dërgojë Ukrainës armatim në vlerë 250 milionë dollarë
-
SHBA-ja ndalon disa dërgesa armësh për Ukrainën
-
Çfarë ndihma ushtarake i ka dhënë SHBA-ja Ukrainës para pezullimit
-
SHBA-ja planifikon t’i japë armë shtesë Ukrainës në vlerë prej 500 milionë dollarësh
-
SHBA-ja ndan 725 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën