Administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe ka miratuar një ilaç që mund të përdoret për trajtimin e koronavirusit të ri, ka thënë presidenti amerikan, Donald Trump.
Trumpi ka thënë se udhëheqësi i kompanisë Gilead, që ka zhvilluar ilaçin, e ka përshkruar këtë hap si shumë të rëndësishëm, si dhe ka thënë se do të dhurojë një milion shishe të ilaçit, remdesivir, raporton Reuters.
Nënpresidenti Mike Pence tha që 1 milion shishet e para do të fillojnë të shpërndahen në spitale të hënën.
Ky ilaç që fillimisht është krijuar për trajtim të sëmundjes Ebola, ka zvogëluar ditët e shfaqjes së simptomave të koronavirusit nga 15 në 11, në disa teste që janë bërë ku janë përfshirë spitale nga e gjithë bota.
Megjithatë një studim kinez ka vënë në pikëpyetje dobinë e këtij ilaçi.
-
SHBA-ja jep leje për përdorim emergjent të ilaçit me të cilin u trajtua Trumpi
-
Në SHBA lejohet përdorimi i ilaçit remdesivir për trajtimin e koronavirusit
-
Merck kërkon autorizimin në SHBA për pilulën anti-COVID
-
Britania aprovon terapinë me anti-trupa të krijuar në laborator kundër COVID-19
-
Gjermania do ta përdorë ilaçin eksperimental me të cilin u trajtua Trumpi