Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve në Shtetet e Bashkuara ka lejuar përdorimin e ilaçit remdesivir për trajtimin e koronavirusit.
Me këtë autorizim do të thotë se ky ilaç mund të përdoret te personat e infektuar me COVID-19, transmeton KOHA.
Në një testim të fundit klinik është bërë e ditur se ky bar ka përshpejtuar shërimin e personave që ishin në gjendje të rënë.
Autorizimi emergjent nga administrata nuk është i njëjti me aprovimin zyrtar që kërkon një nivel të lartë të analizave.
Ekspertët kanë deklaruar se ilaçi që fillimisht ishte krijuar për trajtimin e Ebolës nuk duhet të merret si ilaçi më i suksesshëm për koronavirusin.
Artikuj të ngjashëm
-
SHBA-ja e miraton remdesivirin për trajtimin e COVID-19
-
BE-ja autorizon përdorimin e remdesivirit për koronavirus
-
Rekomandohet aprovimi i remdesivirit për trajtimin e koronavirusit
-
Remdesivir afër sigurimit të autorizimit të BE-së për trajtim të COVID-19
-
SHBA-ja miraton ilaçin për trajtimin e koronavirusit