Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja e lehtësuar pasi Kina s’po e ndihmon Rusinë

Dy muaj pasi Pekini u paralajmërua të mos e ndihmonte Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës, zyrtarë të lartë amerikanë thonë se nuk kanë parë ndonjë mbështetje të hapur ushtarake dhe ekonomike kineze, zhvillim ky që është mirëpritur në marrëdhëniet e tensionuara SHBA-Kinë.

Zyrtarët amerikanë i kanë thënë Reutersit se ata mbesin të kujdesshëm në lidhje me mbështetjen e gjatë të Kinës për Rusinë, në përgjithësi, por mbështetja ushtarake dhe ekonomike për të cilën ata shqetësoheshin nuk ka ndodhur, të paktën jo deri më tash.

Siç raportoi Reuters, duke u larguar nga mbështetja e drejtpërdrejtë e përpjekjeve luftarake të Rusisë, Kina ka shmangur nënshkrimin e kontratave të reja midis rafinerëve të saj shtetërore të naftës dhe të Rusisë, pavarësisht zbritjeve të mëdha.

Kina ka refuzuar të dënojë veprimet e Rusisë në Ukrainë dhe ka kritikuar sanksionet gjithëpërfshirëse perëndimore ndaj Moskës zyrtare.

Vëllimi i tregtisë midis Rusisë dhe Kinës gjithashtu u rrit në tremujorin e parë dhe të dy vendet deklaruan një partneritet “pa kufij” në shkurt.

Të hënën, ambasada e Pekinit në Washington lëshoi një buletin prej 30 faqesh duke akuzuar Shtetet e Bashkuara për përhapjen e “gënjeshtrave” për të diskredituar Kinën mbi Ukrainën. Kina iu referua, siç tha, një rrjedhjeje shtypi në mars ku thuhej se Rusia ka kërkuar ndihmë ushtarake nga ajo.

Artikuj të ngjashëm