SHBA-ja ka informacione që sugjerojnë se Kina është shprehur e hapur për t’i ofruar Rusisë ndihmën e kërkuar ushtarake dhe financiare, tha një zyrtar perëndimor dhe një diplomat amerikan. Por nuk është ende e qartë nëse Kina synon t’i ofrojë Rusisë ndihmë ushtarake ose financiare si pjesë e luftës së saj kundër Ukrainës, kanë thënë zyrtarë amerikan për CNN.
Shqyrtimi u detajua në një kabllogram diplomatik të transmetuar aleatëve në Evropë dhe Azi.
Në kabllogram nuk thuhej definitivisht se ishte ofruar ndihma. Një zyrtar tha gjithashtu se SHBA-ja paralajmëroi në kabllogram se Kina ka të ngjarë të mohojë se ishte e gatshme të ofronte ndihmë.
Dy zyrtarë thanë se dëshira e Kinës për të shmangur pasojat ekonomike mund të kufizojë oreksin e saj për të ndihmuar Rusinë.
“Ka shqetësim të vërtetë nga disa se përfshirja e tyre mund të dëmtojë marrëdhëniet ekonomike me Perëndimin, në të cilat mbështetet Kina”, tha një nga burimet. “Zyrtarët po monitorojnë gjithashtu nëse Kina ofron ndonjë lehtësim ekonomik dhe diplomatik për Rusinë në forma tjera, si abstenimi në votim në OKB.
Edhe
Putin dhe Xi diskutojnë për Trumpin, Ukrainën dhe Tajvanin
Presidenti kinez Xi Jinping është “i shqetësuar” nga pushtimi rus i Ukrainës pjesërisht sepse “inteligjenca e tij nuk duket se i ka thënë atij se çfarë do të ndodhë” dhe për shkak të mënyrës se si Putin “i ka shtyrë amerikanë dhe evropianët të bashkohen më shumë”, tha drejtori i CIA-s, Bill Burns para Komitetit të Inteligjencës së Senatit të enjten.
Zyrtarët veçmas i kanë thënë CNN se Xi është i shqetësuar nga mënyra se si lufta në Ukrainë ka ringjallur aleancën e NATO-s.
Udhëheqja kineze është gjithashtu e shqetësuar për shkak të “dëmtimit të reputacionit që Kina pëson nga shoqërimi me shëmtinë e agresionit të Rusisë në Ukrainë" dhe “pasojat ekonomike në një kohë kur ritmet e rritjes në Kinë janë më të ulëta se sa kanë qenë në 30 vjet”. sipas Burns.
SHBA-ja "po vëzhgon me shumë vëmendje shkallën në të cilën" Kina ose çdo vend tjetër "sigurojnë çdo formë mbështetjeje, qoftë kjo mbështetje materiale, qoftë mbështetje ekonomike, qoftë mbështetje financiare për Rusinë", tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price. "Çdo mbështetje e tillë nga kudo në botë do të ishte një shqetësim i madh për ne."
Edhe
Liderët e G7-s akuzojnë Kinën se po ia mundëson Rusisë luftën në Ukrainë
Ai nuk ka pranuar të komentojë në mënyrë specifike mbi raportet e një kabllogrami diplomatik që SHBA-ja u kishte dërguar aleatëve të NATO-s për gatishmërinë e Kinës për të mbështetur luftën e Rusisë në Ukrainë.
Kina dhe Rusia kanë mohuar akuzat se Moska ka kërkuar ndihmë ushtarake nga Pekini.