Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kina refuzon ta quajë pushtim veprimin e Rusisë në Ukrainë

Aleati i Rusisë për një kohë të gjatë, Kina, po vazhdon të refuzojë të dënojë Rusinë.

Ministria e Jashtme kineze po refuzon ta quajë veprimin e Rusisë kundër Ukrainës një "pushtim".

Zëdhënësi Wang Wenbin përsëriti qëndrimin e Kinës se ndërsa respekton integritetin territorial të të gjitha vendeve, ajo kupton gjithashtu "shqetësimet legjitime të Rusisë për çështjet e sigurisë".

Ai shtoi se Kina ende e njeh Ukrainën si një shtet legjitim dhe besonte se dera për një zgjidhje politike ende nuk është mbyllur në Ukrainë, por nuk dha sugjerime se si mund të zhvillohet dialogu.

Ai gjithashtu nuk tha nëse Pekini do të njihte apo jo republikat e vetëshpallura separatiste Donetsk dhe Luhansk në lindje të Ukrainës.

Sa i përket sanksioneve, Wenbin ka thënë se që nga viti 2011, SHBA-të kanë vendosur më shumë se 100 sanksione ndaj Rusisë, por ato nuk kanë funksionuar dhe se sanksionet do të shkaktojnë vetëm vuajtje.

Artikuj të ngjashëm