Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kryediplomati kinez dënon kërcënimet ndaj Kinës për Ukrainën

Në konferencën e parë për shtyp që nga marrja e detyrës, ministri i ri i Jashtëm i Kinës, Qin Gang, të martën dënoi kërcënimet ndaj Kinës lidhur me qëndrimin e saj ndaj krizës në Ukrainë si "absolutisht të papranueshme".

Pekini pretendon se ka një qëndrim neutral në luftën që filloi një vit më parë, por gjithashtu ka thënë se ka një "miqësi pa kufi" me Rusinë dhe ka refuzuar të kritikojë pushtimin e Ukrainës nga Moska, apo edhe t'i referohet si pushtim.

Kina ka akuzuar Perëndimin për provokimin e konfliktit duke i ofruar Ukrainës armatim për të përballuar pushtimin rus.

Një propozim kinez për paqen për Ukrainën që ka marrë lëvdata nga Rusia, por refuzim nga Perëndimi nuk kanë bërë asgjë për të ulur tensionet, pasi zyrtarët amerikanë kanë akuzuar vazhdimisht në ditët e fundit Kinën se po shqyrton ofrimin e armëve për Rusinë për përdorim në luftë.

Artikuj të ngjashëm