Ministri i Jashtëm i Kinës ka thënë të enjten se raportet që tregojnë se Rusia po koordinohet me Kinën për sulmet në Ukrainë, janë lajme të rreme.
Praktika të tilla të devijimit të vëmendjes dhe zhvendosjes së fajit janë “të neveritshme” tha Wang Wenbin, zëdhënës në Ministrinë e Jashtme, në një konferencë të rregullt për media.
Zyrtarët e lartë kinezë u thanë zyrtarëve të lartë rusë në fillim të shkurtit që të mos e pushtonin Ukrainën përpara përfundimit të Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin, raportoi New York Times, duke cituar zyrtarët e administratës Biden dhe një zyrtar evropian që cituan një raport të inteligjencës perëndimore.
Artikuj të ngjashëm
-
Kryediplomati kinez dënon kërcënimet ndaj Kinës për Ukrainën
-
NYT: Kina i kërkoi Rusisë ta shtyjë pushtimin e Ukrainës deri pas Lojërave Olimpike
-
Kina refuzon ta quajë pushtim veprimin e Rusisë në Ukrainë
-
Kina bën thirrje për përmbajtje në Ukrainë, kundërshton termin 'pushtim'
-
Kina kundërshton pretendimet e Zelenskyt se po e furnizon Rusinë me armatim