Një raport i inteligjencës perëndimore sugjeron se zyrtarë kinezë kishin njohuri për planet e Putinit për pushtimin e Ukrainës, ka raportuar New York Times.
Një raport i inteligjencës perëndimore thotë se zyrtarë të lartë kinezë i kanë thënë zyrtarëve rusë në fillim të shkurtit që mos ta pushtojnë Ukrainën para përfundimit të Lojërave Olimpike në Pekin, sipas një zyrtari të lartë në administratën Biden dhe një zyrtari evropian.
Raporti sugjeron se zyrtarët kinezë kishin deri diku njohur për planet e Rusisë për luftën ose qëllimet para se pushtimi të fillonte. Presidenti rus Vladimir Putin takoi presidentin kinez Xi Jinping më 4 shkurt para hapjes së ceremonisë për Lojërat. Moska dhe Pekini lëshuan një deklaratë të gjatë në atë kohë duke deklaruar se partneriteti i tyre “nuk ka limite”, duke dënuar zgjerimin e NATO-s dhe duke pohuar se ata do të krijonin një rend të ri global me “demokraci” të vërtetë.
Inteligjenca mbi shkëmbimin mes zyrtarëve kinezë dhe rusë u klasifikua. Ai u mblodh nga një shërbim inteligjent perëndimor dhe u konsiderua i besueshëm nga zyrtarët që e shqyrtonin atë. Zyrtarë të lartë në Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë aleate e shqyrtuan atë ndërsa diskutonin se kur Putini mund ta sulmonte Ukrainën.
-
Kina e mohon se po koordinohet me Rusinë për luftën në Ukrainë
-
Putin dhe Xi diskutojnë për Trumpin, Ukrainën dhe Tajvanin
-
Pushtimi i Ukrainës do të duhej të bëhej më herët, thotë Putini
-
Putini thotë se Rusia dhe Kina “po thellojnë bashkëpunimin bërthamor”
-
Rusia e Kina me nismë për rend të ri botëror