Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Katër mënyra se si Kina po ia vështirëson jetën Rusisë

Pa zhurmë, Kina është duke e distancuar veten nga sanksionet që godasin ekonominë e Rusisë. Dy shtetet muajin e shkuar deklaruan se miqësia e tyre “s’ka limite”. Kjo ndodhi para se Rusia ta niste pushtimin e Ukrainës. Tani, kur ekonomia ruse po goditet nga sanksionet nga e gjithë bota, ka dëshmi se vullneti dhe mundësia e Kinës për ta ndihmuar shtetin mik të saj, është e limituar. Pekini ka refuzuar të dënojë sulmin rus të Ukrainës, por dëshiron të shmangë të qenit e prekur nga sanksionet që vazhdimisht i ka cilësuar si joefektive për të zgjidhur krizën.

“Kina s’është pjesë e krizës së Ukrainës dhe nuk dëshiron që sanksionet ta prekin Kinën”, ka thënë ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, të martën në një bisedë me homologun nga Spanja.

Pekini të mërkurën i ka dhënë mbështetje edhe Ukrainës se s’do ta sulmojë kurrë e se do t’i ndihmojë, sidomos ekonomikisht.

Frika se kompanitë kineze mund të përballen me sanksione nga Amerika për shkak të lidhjeve me Rusinë kanë kontribuar në shitje masive në tregjet kineze të aksioneve ditëve të fundit. Rënia u ndal të mërkurën kur Pekini premtoi se do të ndjekë politikat që zgjerojnë bashkëpunime ekonomike e ruajnë stabilitetin financiar.

Analistët thonë se Kina është duke u përpjekur të gjejë një “mes delikat” në mes të përkrahjes së Rusisë me retorikë, por pa antagonizëm të mëtejmë nga Shtetet e Bashkuara.

Edhe “Thyhet” miqësia mes Kinës dhe Rusisë? Botë “Thyhet” miqësia mes Kinës dhe Rusisë?

Pekini dhe Moska kanë interes të njëjtë strategjik në përballjen me Perëndimin. Gjithsesi, bankat e Kinës s’mund ta humbin qasjen në dollarin amerikan dhe shumë industri kineze nuk guxojnë të privohen nga teknologjia amerikane.

Përderisa Rusia është partneri tregtar numër një i Rusisë, Pekini ka prioritete tjera. Tregtia në mes dy shteteve përbën vetëm dy për qind të volumit tregtar të përgjithshëm të Kinës. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë më shumë përqindje, sipas statistikave të Doganës së Kinës vitin e shkuar.

Këto janë disa masat që Pekini ka ndërmarrë javët e fundit për të distancuar veten nga “ikja prej Rusisë dhe rreziqeve”:

Lënia e rënies së rublës ruse

Valuta kineze, juani, nuk tregtohet krejtësisht lirshëm. Në Kinë, javën e shkuar, u dyfishua tregtia e rublës duke bërë që valuta ruse të bjerë më shpejt. Rubla ka përjetuar rënie prej më shumë se 20 për qind të vlerës në krahasim me dollarin dhe euron që kur ka nisur lufta në Ukrainë. Duke lënë që t’i bjerë vlera, Pekini s’po i bën asnjë favor Moskës. Rusët duhet të paguajnë më shumë në rubla për importet kineze, që janë të famshme në Rusi.

Edhe Si e shpëtoi Kina ekonominë e Rusisë Botë Si e shpëtoi Kina ekonominë e Rusisë

Rezervat

Ndihma më e theksuar që Kina mund t’ia ofrojë Rusisë është përmes rezervave 90 miliardëshe që Moska i mban në juan, shkruan shefja për ekonomi në “Natixis”, Alicia Garcia-Herrero. Sanksionet kanë ngrirë rreth 315 miliardë dollarë në rezerva të Rusisë, pasi Perëndimi ndali raportet me bankën qendrore ruse. Ministri rus i Financave, Anton Siluanov, u shpreh javën e shkuar se shteti dëshiron të përdorë rezervat me juan pasi Moska ishte bllokuar në qasjen në dollarin amerikan dhe në euro. Nëse Kina ia mundëson konvertimin e rezervave të juanit në dollarë apo euro “kjo do të ndihmonte ngërçin aktual rus”.

Mbajtja e pjesëve të aeroplanëve

Sanksionet nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian kanë bërë që dy prodhuesit më të mëdhenj të aeroplanëve, Boeing dhe Airbus, të mos jenë në gjendje të ofrojnë pjesë të caktuara apo edhe shërbime të mirëmbajtjes për linjat ruse. Kjo nënkupton që aeroplanët rusë mund të mbesin pa pjesë për pak javë. Më herët gjatë muajit, një top-zyrtar rus ka bërë të ditur se Kina ka refuzuar dërgimin e pjesëve të aeroplanëve për Rusinë dhe se Moska po sheh alternativa tjera.

Ngrirja e investimeve infrastrukturore

Edhe SHBA-ja e lehtësuar pasi Kina s’po e ndihmon Rusinë Botë SHBA-ja e lehtësuar pasi Kina s’po e ndihmon Rusinë

Banka Botërore ka ndërprerë programet e veta në Rusi e Bjellorusi pas pushtimit të Ukrainës. S’ka miratuar asnjë huazim apo investim në Rusi që nga viti 2014, dhe asnjë në Bjellorusi që nga viti 2020. Më çuditshëm, ndoshta, është vendimi që Banka aziatike për Investime Infrastrukturore, me bazë në Pekin, po e bën të njëjtën. Në një njoftim më herët gjatë muajit, kjo bankë ka thënë se i ka pezulluar të gjitha raportet me Rusinë dhe Bjellorusinë deri “të mbyllet lufta në Ukrainë”. Vendimi përbën pezullimin e aktiviteteve në vlerë prej 1.1 miliardë dollarësh për përmirësim të rrugëve dhe rrjetit hekurudhor.

Marrë nga CNN, përktheu E.B.