Shtetet e Bashkuara dhe Irani po shkojnë drejt një marrëveshjeje të përkohshme dhe të kufizuar për të ndaluar luftën e tyre, kanë thënë burime dhe zyrtarë të enjten.
Një draft-kornizë mes tyre do të ndalonte luftimet, por do të linte çështjet më të diskutueshme të pazgjidhura.
Plani në zhvillim përqendrohet në një memorandum afatshkurtër dhe jo në një marrëveshje gjithëpërfshirëse paqeje, duke nënvizuar përçarjet e thella midis dy palëve dhe duke sinjalizuar se çdo marrëveshje në këtë fazë do të ishte një hap i përkohshëm.
Shpresat se edhe një marrëveshje e pjesshme mund të çojë në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit kanë lëvizur tashmë tregjet.
Teherani dhe Uashingtoni kanë ulur ambiciet për një zgjidhje gjithëpërfshirëse ndërsa mosmarrëveshjet vazhdojnë, veçanërisht mbi programin bërthamor të Iranit, duke përfshirë fatin e rezervave të tij të uraniumit të pasuruar shumë.
Në vend të kësaj, ata po punojnë drejt një marrëveshjeje të përkohshme që synon parandalimin e një kthimi në konflikt dhe stabilizimin e transportit detar përmes ngushticës, kanë thënë burimet dhe zyrtarët.
Edhe
Trumpi sheh fund të shpejtë të luftës teksa Irani shqyrton propozimin e ri të SHBA-së
"Prioriteti ynë është që ata të shpallin një fund të përhershëm të luftës dhe pjesa tjetër e çështjeve mund të zgjidhet sapo të kthehen në bisedime të drejtpërdrejta”, ka thënë për Reuters një zyrtar i lartë pakistanez i përfshirë në ndërmjetësim midis dy palëve.
Korniza e propozuar do të zhvillohej në tri faza: përfundimi zyrtar i luftës, zgjidhja e krizës në Ngushticën e Hormuzit dhe nisja e një dritareje 30-ditore për negociata mbi një marrëveshje më të gjerë, sipas burimeve dhe zyrtarëve.
Një burim pakistanez dhe një burim tjetër i informuar mbi ndërmjetësimin kanë thënë se një memorandum njëfaqësh për t'i dhënë fund zyrtarisht konfliktit është afër, megjithëse mbeten boshllëqe midis palëve.
Trumpi sheh fund të shpejtë të luftës teksa Irani shqyrton propozimin e ri të SHBA-së
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka parashikuar se lufta në Iran do të mbarojë shpejt dhe...-
SHBA-ja dhe Irani marrin nga ndërmjetësit një plan për fundin e luftës
-
Udhëheqësit e Iranit mendojnë se e kanë mbështetur për muri Trumpin, por strategjia e tyre mbart rreziqe të mëdha
-
Irani thotë se po finalizon me Omanin rrugë të reja përmes Ngushticës së Hormuzit
-
Irani paraqet kërkesa të rrepta për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit