I dërguari special i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Steve Witkoff dhe ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, planifikojnë të takohen të premten në Stamboll për të diskutuar një marrëveshje të mundshme bërthamore dhe çështje të tjera, ka thënë të hënën një zyrtar amerikan.
"Presidenti u ka bërë thirrje atyre të arrijnë një marrëveshje. Takimi është për të dëgjuar se çfarë kanë për të thënë", ka thënë zyrtari për Reuters.
Një zyrtar i ministrisë së Jashtme iraniane ka thënë më parë se Teherani zyrtar po shqyrton kushtet për rifillimin e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara së shpejti, pasi të dyja palët sinjalizuan gatishmërinë për të ringjallur diplomacinë mbi mosmarrëveshjen e gjatë bërthamore, dhe për të larguar frikën e një lufte të re rajonale.
Takimi i planifikuar i së premtes është raportuar për herë të parë nga Axios.
-
Trumpi i çon emisarët në Islamabad, Irani përjashton bisedimet direkte
-
Kushneri e Witkoffi do të shkojnë në Islamabad për bisedime me Iranin
-
Optimizëm për arritjen e marrëveshjes mes Iranit dhe SHBA-në
-
SHBA-ja dhe Irani do të zhvillojnë të enjten rundin e tretë të bisedimeve
-
Trumpi pyet se përse Irani nuk ka kapitulluar ende, thotë Witkoff