Botë

SHBA-ja dërgon një luftanije tjetër në Lindjen e Mesme pas rritjes së tensioneve me Iranin

USS Delbert D. Black

Marina e Shteteve të Bashkuara ka dërguar një luftanije shtesë në Lindjen e Mesme, ka njoftuar një zyrtar amerikan për agjencinë Reuters të enjten. Vendimi është marrë pas rritjes së tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit. 

Zyrtari, që ka folur në kushte anonimiteti, ka thënë se USS Delbert D. Black është futur në rajon në 48 orët e fundit. Kjo rrit në 6 numrin e anijeve luftarake në Lindjen e Mesme, ndërsa janë edhe një aeroplan mbajtëse dhe tri anije tjera më të vogla luftarake. 

Trumpi ka thënë të enjten e kaluar se Shtetet e Bashkuara kishin një "armadë" që shkonte drejt Iranit, por ka shtuar se shpresonte se nuk do të duhej ta përdorte atë.

Anijet luftarake filluan të vendoseshin nga rajoni i Azi-Paqësorit në fillim të këtij muaji, ndërsa tensionet midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara u përshkallëzuan pas shtypjes së protestave në të gjithë Iranin.

Trumpi ka kërcënuar vazhdimisht të ndërhynte nëse Irani do të vazhdonte të vriste protestues, por protestat në të gjithë vendin janë zbutur që atëherë.