Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja angazhon avionë privatë për evakuimet në Afganistan

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë angazhuar aeroplanë komercialë për të ndihmuar në evakuimin e njerëzve në Afganistan.

Në një deklaratë të Pentagonit thuhet se 18 aeroplanë nuk do të udhëtojnë në Kabul, por në vend të kësaj do të ndihmojnë njerëzit të kalojnë transit në vendet e treta.

Mijëra afganë janë mbledhur jashtë aeroportit të Kabulit, të dëshpëruar për ikur nga vendi pasi talebanët morën vendin nën kontroll javën e kaluar.

Së paku 20 persona kanë vdekur, ka bërë të ditur një zyrtar i NATO-së.

Ministri i forcave të armatosura të Britanisë së Madhe, James Heappey tha se talebanët po i fusin me radhë njerëzit në Aeroportin Ndërkombëtar, Hamid Karzai, duke e bërë procesin më të lehtë.