Një ligjvënës amerikan ka akuzuar talebanët se janë duke i ndalur afganët dhe amerikanët të largohen nga Afganistani përmes aeroportit ndërkombëtar Mazar-i-Sharif.
Republikani Michael McCaul ka thënë të dielën se aeroplanët janë munduar të largohen nga aeroporti për disa ditë me radhë.
Një organizatë joqeveritare i ka thënë BBC-së se ka pasur njerëz duke pritur për ta marrë ndonjërin prej aeroplanëve.
Talebanët i kanë mohuar këto pretendime, duke i quajtur propaganda.
Zëdhënësi Zabihullah Mujahid i ka thënë BBC-së “kjo nuk është e vërtetë. Anëtarët tanë nuk kanë asgjë të bëjnë me afganët e zakonshëm. Kjo është propagandë dhe ne e refuzojmë”.
Mr McCaul ka thënë se gjashtë aeroplanë janë duke pritur në aeroport me afganë e amerikanë.
Ai ka thënë se Departamenti i Shtetit ka sqaruar se këta aeroplanë nuk do të lejohen nga talebanët ta lëshojnë aeroportin.