Fluturimet e evakuimeve nga Afganistani mund të vazhdojnë “në një të ardhme të afërt”, ka deklaruar sekretari i jashtëm britanik, Dominic Raab, pas bisedimeve me liderët në Katar.
Raab po qëndron në Arabinë Saudite për të diskutuar lejimin e më shumë qytetarëve të nacionalitetit britanik dhe aleatëve afganë që të largohen nga Afganistani.
I pyetur se kur mund të hapet aeroporti i Kabulit, Raabi ka deklaruar se “kjo duket sikur mund të ndodhë në një të ardhme të afërt”.
Evakuimet janë ndërprerë për shkak të tërheqjes së plotë të trupave amerikane në fund të javës së kaluar.
Ndërkaq, Raabi ka thënë se pret për lajme të mira sa i përket rihapjes, në ditët në vijim.
Sheikh Mohammed bin Abdulrahman al-Thani ka thënë se Katari është duke punuar me talebanët për të siguruar se aeroporti do të hapet “sa më shpejtë që të jetë e mundur”.
-
Katari arrin marrëveshje me talebanët për të vazhduar evakuimet nga Kabuli
-
Realizohet nga Kabuli fluturimi i parë me të huaj qëkur u larguan trupat amerikane
-
Evakuimet e Britanisë në Afganistan përfundojnë të shtunën
-
Forcat amerikane do të largohen të fundit nga Afganistani
-
Paralajmërim për sulm terrorist në aeroportin e Kabulit