Evakuimet e Britanisë së Madhe nga Afganistani do të përfundojnë të shtunën, ka bërë të ditur shefi i Stafit Mbrojtës, gjenerali Sir Nick Carter.
Ai ka thënë për Radio 4’s Today se është e rëndë që ata nuk kanë arritur të evakuojnë gjithsecilin.
Një largim masiv i qytetarëve afganë dhe të huaj është bërë përmes Aeroportit të Kabulit që nga mesi i gushti, kur talebanët e morën në dorë kryeqytetin afgan.
Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe ka thënë se Britania ka evakuuar 14,542 njerëz nga Kabuli, që nga 13 gushti.
Ndërkohë, gjatë ditës së enjte, në aeroportin e Kabulit kanë ndodhur dy sulme vetëvrasëse me bombë, të cilat lanë të vdekur të paktën 170 afganë dhe 13 ushtarë amerikanë.
Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë grupi “Shteti Islamik”.
Ndërkaq të shtunën, ushtria e SHBA-së goditi Shtetin Islamik, duke bombarduar një anëtar të IS -it në Afganistan më pak se 48 orë pas sulmeve.