Talebanët kanë dërguar forca shtesë rreth aeroportit të Kabulit për të parandaluar turma të mëdha të mblidhen pas sulmit vetëvrasës.
Transporti i drejtuar nga SHBA-ja është në përfundim e sipër para afatit të 31 gushtit, teksa shumë aleatë tashmë kanë kompletuar operacionet e tyre të evakuimet.
Talebanët të shtunën kanë ngritur pika të reja të kontrollit në rrugët që çojnë tek aeroporti, raporton AP.
Zonat ku turmat e mëdha ishin mbledhur dy javët e fundit, tash janë të zbrazëta. Një sulm vdekjeprurës të enjten që Shteti Islamik pretendoi se e kreu, la të vrarë 169 afganë dhe 13 pjesëtarë të shërbimit amerikan. Ende ekzistojnë shqetësime se grupi mund të godasë sërish.
Artikuj të ngjashëm
-
Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmin në Kabul
-
Disa të vrarë dhe të plagosur nga shpërthimi në aeroportin ushtarak të Kabulit
-
SHBA-ja fillon tërheqjen e trupave nga Kabuli
-
Bideni paralajmëron se një tjetër sulm do të ndodhë në Kabul të dielën
-
Evakuimet e Britanisë në Afganistan përfundojnë të shtunën