Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmin në Kabul

Shteti Islamik mori të hënën përgjegjësinë për një sulm ndaj forcave talebane në Kabul.

Grupi militant tha në Telegram se sulmi i së dielës kishte vrarë 20 persona dhe plagosur 30.

Një zëdhënës i ministrisë së brendshme të Afganistanit të drejtuar nga talibanët tha se një shpërthim jashtë aeroportit ushtarak në kryeqytetin Kabul kishte shkaktuar viktima të shumta, shkruan Reuters.

Ministria e Brendshme mohoi shifrat e viktimave të pretenduara nga Shteti Islamik dhe tha se do të publikonte numrin zyrtar të viktimave.

Shteti Islamik ka marrë përsipër disa sulme të profilit të lartë në Kabul, duke përfshirë sulmin ndaj një hoteli që u shërben biznesmenëve kinezë dhe të shtënat në ambasadën e Pakistanit që Islamabad e quajti një atentat kundër ambasadorit të tij, i cili shpëtoi i padëmtuar.