Dhjetëra njerëz dyshohet se kanë vdekur e shumë të tjerë janë lënduar në një qendër trajtimi për varësinë nga droga në kryeqytetin e Afganistanit, pas një sulmi ajror që qeveria talebane ia atribuoi Pakistanit.
Qendra në Kabul u godit të hënën në mbrëmje, duke vrarë disa persona dhe duke plagosur të tjerë, tha zëdhënësi i qeverisë në X, shkruan BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPakistani mohoi se kishte goditur ndonjë objekt shëndetësor, duke thënë se “ka shënjestruar me saktësi instalime ushtarake dhe infrastrukturë mbështetëse terroriste” në Kabul dhe në provincën lindore të Nangaharit.
Rreth 2.000 persona po trajtoheshin aty, sipas zyrtarëve të qendrës, të cilët besojnë se mund të ketë qindra viktima.
Zëdhënësi i ministrisë afgane të shëndetësisë, Sharafat Zaman Amarkhail, i tha BBC-së se nuk mund kishte objekte ushtarake pranë qendrës së rehabilitimit.
Banorët raportuan se kishin dëgjuar shpërthime të forta në gjithë Kabulin rreth orës 20:50 sipas kohës lokale, të ndjekura nga zhurma e avionëve dhe sistemeve të mbrojtjes ajrore.
Një zëdhënës i qeverisë talebane pretendoi se numri i të vdekurve kishte arritur të paktën në 400, por BBC-ja ka thënë se nuk ka mundur t'i verifikojë këto të dhëna.