Të paktën 20 persona dyshohet se janë vrarë në një sulm vetëvrasës me bombë të mërkurën jashtë Ministrisë së Jashtme afgane në Kabul, raportoi BBC-ja.
Numrin e të vdekurve e bëri të ditur një zyrtar taleban edhe pse policia zyrtarisht ka njoftuar se të vdekur kanë mbetur të paktën pesë civilë.
“Sulmi ndodhi rreth orës 16:00 me orën lokale kur bombarduesi u përpoq, por nuk arriti të hynte në vetë ndërtesën e ministrisë”, kanë thënë talebanët.
Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë, ndërsa në këtë zonë janë të vendosura ambasadat e disa vendeve, duke përfshirë Turqinë dhe Kinën.
Siç bëhet e ditur deri më tani 40 persona të plagosur janë dërguar për trajtim, ndërsa numri i tyre po rritet.
Policia e Kabulit ka deklaruar se autorët e këtij sulmi do të mbahen përgjegjës.
-
Dhjetëra të vrarë pas një sulmi në një qendër rehabilitimi në Afganistan
-
21 të vdekur nga sulmi me bombë në Afganistan
-
Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmin në Kabul
-
Disa të vrarë dhe të plagosur nga shpërthimi në aeroportin ushtarak të Kabulit
-
Shpërthim afër aeroportit ushtarak në Kabul, raportohet për disa të vdekur