Të paktën 21 persona janë vrarë pas një sulmi vetëvrasës në qytetin afgan të Kandaharit, ka bërë të ditur për BBC-në një mjek në një spital rajonal.
Qeveria e Talibanit ka thënë se numri i të vdekurve është tre.
Talibanët kanë bërë të ditur se sulmi ka ndodhur mëngjesin e së enjtes, në qendër të qytetit.
Asnjë grup deri tani nuk e ka marrë përgjegjësinë e sulmit, i cili është më i madhi këtë vit në Afganistan.
Të vdekurit dhe rreth 50 të lënduar janë dërguar në spitalin Mirawais, ka thënë një mjek i spitalit në kushte anonimiteti.
Sulm me bombë në një bankë në Afganistan
Një person ka shpërthyer një bombë në një bankë private në qytetin Kandahar të Afganistanit, duke vrarë tre persona dhe 12 të tjerë u lënduan.
Edhe
Dhjetëra të vrarë pas një sulmi në një qendër rehabilitimi në Afganistan
Viktimat ishin njerëz që kishin shkuar të tërhiqnin pagat mujore, kanë thënë autoritetet.
Asnjë grup nuk e mori përgjegjësinë për sulmin me bombë. Grupi i lidhur me Shtetin Islamik, një rival i madh i talibanëve, ka kryer më parë sulme të tilla në shkolla, spitale, xhami dhe zona të tjera, raportoi AP.
Kandahari është qendër politike dhe shpirtërore për udhëheqësit e Afganistanit pasi lideri suprem i talibanëve, Hibatullah Akhundzada, qëndron aty dhe vendimet mbi çështje të mëdha zbatohen nga autoritetet në Kabul.