Rreth 200 persona, përfshirë këtu edhe shtetas amerikanë, kanë fluturuar të enjten nga Kabuli, në operacionin e parë të evakuimit që kur trupat amerikane kanë lënë Afganistanin.
Fluturimi me Qatar Airways është duke u zhvilluar në drejtim të kryeqytetit të Katarit, Doha, derisa pritet edhe fluturimi i dytë të premten.
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, kishte kërkuar ndihmë me evakuimet, gjatë një vizite që ka zhvilluar në Katar.
Qindra afganë të cilët kanë mbështetur ushtrinë amerikane, nuk kanë arritur të largohen nga Afganistani. Ndërkohë, fluturimi i së enjtes është i pari që kur ushtarët amerikanë përfunduan evakuimet muajin e kaluar, pas marrjes në dorë të Afganistanit nga talebanët, më 15 gusht.
Sipas raporteve, më shumë se 124,000 të huaj dhe afganë janë larguar përmes aeroportit të Kabulit gjatë procesit të evakuimit.
Ndërkaq, rreth 100 qytetarë amerikanë mendohet se kanë mbetur në Afganistan.
-
Aeroplani i dytë me të evakuuar niset nga aeroporti i Kabulit
-
Katari arrin marrëveshje me talebanët për të vazhduar evakuimet nga Kabuli
-
Blinken: SHBA po punon ngushtë me Katarin dhe Turqinë për rihapjen e aeroportit të Kabulit
-
Britania paralajmëron vazhdimin e evakuimeve në Afganistan
-
Përfundon tërheqja amerikane nga Afganistani