Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Blinken: SHBA po punon ngushtë me Katarin dhe Turqinë për rihapjen e aeroportit të Kabulit

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken, ka thënë se po punojnë ngushtë me Katarin dhe Turqinë për rihapjen e aeroportit ndërkombëtar "Hamid Karzai" në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.

Blinken në një konferencë për media lidhur me Afganistanin theksoi se misioni i SHBA-së për Afganistanin vazhdon punën në kryeqytetin e Katarit, Doha. Ai shtoi se këtë fundjavë do të vizitojë kryeqytetin Doha dhe do të takohet atje me afganët e evakuuar.

Më tej Blinken informoi se pas vizitës në Doha, do të vizitojë kryeqytetin e Gjermanisë, Berlinin ku lidhur me çështjen e Afganistanit do të mbajë një mbledhje me ministrat e Jashtëm të 20 vendeve.

Ai bëri të ditur se janë në kontakt me talebanët lidhur me shtetasit amerikanë që qëndrojnë në Afganistan. Blinken vuri në dukje se do të jetë e rëndësishme që talebanët të mbajnë premtimin e tyre për të lejuar të dalin nga vendi ata që dëshirojnë.

"Po punojnë ngushtë me partnerët tanë Katarin dhe Turqinë për rihapjen sa më parë të aeroportit të Kabulit dhe për rimëkëmbjen e kryeqytetit", tha Blinken.