Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, dhe ai i Mbrojtjes, Lloyd Austin, kanë lavdëruar të martën Katarin për mbështetjen ofruar Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë aksionit të muajit të kaluar për tërheqjen nga Afganistani.
Dy zyrtarët kanë folur të martën në Doha bashkë me homologët e tyre nga Katari. Blinken ka thënë se Departamenti i Shtetit punoi me talebanët për të lehtësuar fluturimet nga Kabuli për personat që kërkonin të largoheshin nga vendi pas tërheqjes së trupave ushtarake dhe diplomatike amerikane. Ai ka thënë se SHBA-ja kontaktoi talebanët në orët e fundit për të konfirmuar aranzhimet për nxjerrjen nga vendi të afganëve që kishin punuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tyre.
-
Blinken e mbron në Kongres tërheqjen nga Afganistani
-
Blinken ia shpreh Kurtit mirënjohjen e Bidenit për strehimin e afganëve
-
Blinken: SHBA po punon ngushtë me Katarin dhe Turqinë për rihapjen e aeroportit të Kabulit
-
Blinken: Talebanët janë zotuar të mos e pengojnë evakuimin edhe pas 31 gushtit
-
Blinken: Misioni në Afganistan ka qenë i suksesshëm