Rusia i ka përdorur raketat e saj hipersonike ndaj Ukrainës, por efekti ishte pothuajse zero, deklaroi zëvendëssekretarja e Mbrojtjes së SHBA-së, Kathleen Hicks, raportoi BBC-ja të enjten.
Përdorimin e raketave e kanë konfirmuar edhe zyrtarët rusë, por asnjëherë nuk e kanë bërë të ditur efektin e sulmeve.
Më 18 mars, disa javë pas nisjes së agresionit, Rusia tha se kanë sulmuar me raketa hipersonike dhe sulmi sipas tyre pati efekt të lartë.
Pamjet që ata i publikuan, sipas BBC-së, patën mospërputhje me situatën në terren.
Ukraina u shqua për përdorim të suksesshëm të sistemeve raketore HIMARS. Ato i mori nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sipas raporteve të shtabeve ushtarake, secili sulm me raketë ra në cakun e duhur.
Edhe
Ukraina pretendon se Rusia ka përdorur Zirkonin për herë të parë në luftime
Ndërkohë, raketat hipersonike kanë aftësi të fluturojnë me shpejtësi që është pesë herë më e shpejt se ajo e zërit.
Por për sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin, raketat hipersonike nuk duhet të mbivlerësohen pasi sipas tij, ato nuk mund ta ndryshojnë rrjedhën e luftës në Ukrainë.