Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina hedh poshtë pretendimet e Rusisë se shkatërroi sistemet raketore të SHBA-së

Ukraina ka akuzuar Rusinë se po përhapë informacione të rreme, pas njoftimit të Moskës se janë shkatërruar dy sisteme raketash, të cilat janë dërguar në Ukrainë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan CNN-i të mërkurën.

Ushtria e Ukrainës në një deklaratë të lëshuar të mërkurën, ka thënë se ky mesazh i Rusisë nuk korrespondon me realitetin dhe nuk është gjë tjetër pos gënjeshtër.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Propagandistët rusë po përhapin në mënyrë aktive informacion të rremë në lidhje me shkatërrimin e supozuar të sistemit të artilerisë amerikane HIMARS”, thuhet në deklaratë.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka pretenduar se ka shkatërruar sistemet e raketave HIMARS gjatë një sulmi ajror në rajonin e Donetskut.

“Raketat e lëshuara nga ajri me përpikëri të lartë shkatërruan dy raketahedhës të shumëfishtë HIMARS dhe dy nga depot e tyre të municionit”, ka njoftuar kjo ministri në konferencën e mbajtur të mërkurën.

Katër nga tetë raketat HIMARS të premtuara nga SHBA-ja për Ukrainën, tashmë janë vënë në funksion.