Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia pretendon se ka shkatërruar HIMARS-in e parë amerikan në Ukrainë

Kremlini zyrtar po pretendon se ka shkatërruar sistemin luftarak amerikan, HIMARS, që po përdoret në Ukrainë nga forcat vendase.

Mediumi opozitar rus, NEXTA, ka publikuar pamjet ku shihet HIMARS-i amerikan i përfshirë nga flaka, në një filmim nga ajri.

“Pamjet janë publikuar nga mediat e Kremlinit. Ky është fakti i parë i konfirmuar vizualisht i humbjes së HIMARS-it gjatë tërë luftës. Sistemi luftarak ka treguar rezultate të mira në luftë dhe vazhdon t’i shkatërrojë pushtuesit”, thuhet në shkrimin e mediumit në X.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) e kanë furnizuar Ukrainën me sisteme HIMARS prej që ka nisur agresioni rus.

Ukraina ka kryer qindra sulme të suksesshme me HIMARS.

Ky sistem kërkon një ekuipazh prej tre personash, përfshirë një shofer, një gjuajtës dhe një komandant, të cilët ulen brenda kabinës së mjetit, derisa raketat lëshohen.

Edhe Ukraina “djeg” qiellin me HIMARSIN amerikan Botë Ukraina “djeg” qiellin me HIMARSIN amerikan

HIMARS-ët janë të blinduar kundër predhave dhe armëve të vogla. Po ashtu janë të lehtë për t'u transportuar me disa avionë.

Arma amerikane mund të lëshojë gjashtë raketa nga familja e predhave “MFOM”, me saktësi të mjaftueshme për të goditur një cak deri në 70 kilometra larg.

Ajo është shumë më e saktë se lëshuesit sovjetikë të raketave, apo ata të prodhuar në Rusi.