Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina “djeg” qiellin me HIMARSIN amerikan

Blogu i ushtrisë ukrainase Operativno_ZSU, ka publikuar pamje të sulmit me sistemin raketor HIMARS.

Sulmi u krye drejt caqeve ruse, ndërsa ai u krye nëpërmjet dy raketave që u lëshuan brenda pak sekondave.

Caku i sulmit s'u bë i ditur, ndërsa luftimet po vazhdojnë në rajonin e Bakhmutit. Ukraina është pajisur me sistemin HIMARS nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

SHBA-ja ka ndihmuar me miliarda dollarë në luftë kundër agresionit rus.

Artikuj të ngjashëm