Vetëm 18 minuta iu deshën trupave ukrainase për t'i rrëzuar 4 helikopterë rusë, bëri të ditur Shërbimi i Forcave Ajrore të Ukrainës, të mërkurën.
Luftimet mes dy ushtrive u zhvilluan nga ora 08:40 deri në 08:58 në jug të Ukrainës, derisa njësitet ukrainase ia dolën me sukses t'i parandalonin sulmet ruse.
Rusët dolën humbës në këtë ofensivë. Ukrainasit shënuan sukses edhe ndaj dronëve kamikazë të mërkurën, duke ia dalë t'i rrëzojnë 9 prej tyre, bazuar në njoftimin e Shërbimit të Forcave Ajrore të Ukrainës.
Ukraina po vazhdon të mobilizohet ushtarakisht nga vendet perëndimore. Pos sistemeve raketore HIMARS, që ia dhuroi SHBA-ja, ka marrë edhe miliarda dollarë për të blerë armatime të llojeve të ndryshme.
SHBA-ja e Gjermania i kanë premtuar edhe armë për mbrojtje nga sulmet ajrore ruse.
-
Ukraina rrëzoi 7 nga 14 raketat dhe të gjithë dronët rusë gjatë sulmeve të natës
-
Sulmet ajrore të Ukrainës shkatërrojnë helikopterët rusë
-
Ukraina “djeg” qiellin me HIMARSIN amerikan
-
Ukraina po djeg rusë me armën amerikane, momenti kur ndriçohet qielli nga HIMARS-i
-
Ukraina prezanton ekipin që shkatërron fluturaket ruse