Ushtria ukrainase ka prezantuar atë që ka thënë se janë njësitë më efektive të ushtrisë të ngarkuar me detyrën për rrëzimin e dronëve të Rusisë.
Gjatë luftës që ka hyrë në vitin e dytë të saj, forcat e armatosura të Ukrainës kanë përdorur ekipet e reagimit të shpejtë me automjete malore, në të cilat janë të vendosur mitralozët dhe raketat.
Ekipet me nga katër persona kanë orar të ngjeshur. Zakonisht kanë vetëm 15 minuta kohë për të vërejtur dronët rusë.
Ekipet pastaj nisen me automjete te lokacioni i dronëve, të cilët i rrëzojnë me mitralozë ose me raketat stinger.
Me këtë armatim janë furnizuar nga shtetet perëndimore. Ndërkaq një biznesmen lokal ka gjetur automjetet, të cilat vetë i ka riparuar.
Edhe
“Specialiteti ukrainas” i rrëzimit të dronëve
Gjenerali i ushtrisë, Serhi Nayev, thotë se ekipet kanë qenë kyç në suksesin e madh të Ukrainës kundër dronëve rus.
“Gjatë valës së parë të sulmeve me dronë në Kiev, këta mitraloz i kanë rrëzuar dronët. Po përdorim të gjithë armatimin e nevojshëm. Por sa i përket dronëve në Kiev, të gjithë u rrëzuan nga këta mitraloz”, ka thënë Nayev.
Gjatë gjithë kohës, ekipet kanë mbledhur informacione duke ndjekur shtegun e zakonshëm të dronëve dhe kanë gjetur vende strategjike që mundësojnë pamjen më të mirë të qiellit.
Gjenerali thotë se këto automjete kanë 80 për qind saktësi kundër dronëve iranianë me të cilët është furnizuar Rusia në luftën në Ukrainë.
Kjo metodë e rrëzimit të dronëve ka qenë aq e suksesshme sa gjenerali shpreson se do të jetë arsye për shtetet perëndimore që ta furnizojnë me armatim.
Edhe
Për 18 minuta, Ukraina i rrëzoi 4 helikopterë rusë
“Nuk po neglizhojmë ndihmën, edhe atë të vullnetarëve dhe organizatave. Po punojmë së bashku për fitore. Këto ditë, të gjithë përfaqësojnë vendin tonë. Çdo qytetar, institucion, komandantë. Të gjithë ne jemi shteti”, ka shtuar ai.
Në fillim të luftës, para se shtetet perëndimore të ndihmonin me armatim, ekipet ukrainase përdornin mitralozët e Luftës së Dytë Botërore që ushtria ende i kishte në dispozicion.